Rubrika argëtuese e emisionit “Kjo javë” në News24 sjell edhe këtë të shtunë disa nga momentet më të këndshme apo me spec të politikës dhe aktualitetit të shtatë ditëve.

Rubrika nis me këngëtarin e muzikës popullore Sinan Hoxha dhe provat e tij para kamerës. Më pas kamerat fokusojnë ministrin e Financave Arben Ahmetaj gjatë një takimi me banorët.

Po ministrja e Arsimit Lindita Nikolla përse është përlotur në seancën plenare? Ajo shfaqet teksa me cepin e shamisë fshin sytë. Më pas në ekran shfaqet kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi që flet në telefon.

Parlamentit i bashkohet edhe deputeti socialist Pjerin Ndreu. Ndërkohë Erion Braçe bën llogarit në foltore.

Socialisti i vjetër Bashkim Fino bën rolin e opozitarit në seancën plenare duke iu drejtuar ministrave që gajasen. Ka dhe nga ata deputetë që duken shumë të lodhur në parlament, gati t’i zërë gjumi.

Por më pas Nikolla që ‘e ka marrë veten’ nga lotët, shihet teksa ngushëllon kolegun e saj, ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi me një dorë në qafë që e largon shpejt.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi duket shumë i përqendruar në telefon, ku me sa duket po zhvillon biseda që nuk presin.

Nuk i mungon parodisë edhe këngëtari Altin Shira që me sa duket ka ‘mosmarrëveshje’ me operatorët. Më pas me kolegun Xhavit Dedej muhabeti bëhet dasmë e napolon.

Videon me momentet argëtuese e mbyll kryeministri Edi Rama me deklaratën e tij para mediave. “Njëra palë thotë kështu, tjetra palë thotë kështu. Po ju ku jeni? Ju jeni tavolina që jepni mundësinë të luajnë pingpong”, thotë kryeministri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb