Edhe pse politika në vend është në krizë ndërsa retorika e që palët përdorin ndaj njëra tjetrës rëndohet dita ditës, ju sjellin pak momente gazmore nga zhvillimet e kësaj jave përmes rubrikës zbavitëse në emisionin “Kjo Javë”.

Deputeti Kujtim Gjuzi “guxon” shumë me batutat e tij duke shkaktuar të qeshura dhe hilaritet kudo ku shfaqet, qoftë në foltore të kuvendit ashtu edhe në deklaratat për media. Në sallë nuk e harron rrjetin social facebook që e hap në ipad dhe ndan foto e video me ndjekësit. Po njësoj edhe disa depuetete të reja të kuvendit janë te apasionuara pas facebook ndërkohë që mbahet seanca.

Presidenti Meta dhe dy konferencat e tij të jashtëzakonshme për mediat kanë qenë më shumë sesa në qendër të vëmendjes dhe ajo që u vu re nga objektivi vigjilent i kameras gazmore ishtë fakti i ndërprerjes së fjalës dy herë nga ana e tij, për të pirë ujë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb