TIRANE

Të tjera situata gazmore ka fokusuar vëzhgimi i kameras tonë përgjatë gjithë javës në rubrikën gazmore si çdo të shtunë në fund të emisionit “Kjo Javë”.

Djalë apo vajzë?  Ky është diskutimi me rezultatin final që lakon kryeministri në një event ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Dhe diskutimi behet  edhe më interesant kur flitet për gratë dhe burrat për të cilët z. Rama jep gjykimin e tij se cilët janë më të mirë.

Ndërkohë në një tjetër aktivitet, teksa është duke lexuar sportisti i mirënjohur Lorik Cana ka vështirësi në kuptimin e fjalës “rënkim” gjë për të cilën kërkon ndihmë nga salla.

Artikulimi jo i rrjedhshëm dhe gabimet e njëpasnjëshme në fjalime nuk kanë kaluar pa vëmendje për Rudina Hajdarin, në seance plenare.

Në një tjetër situatë teksa gjëndet në Komision, z. Spartak Braho duket se po e mund gjumi dhe e ka të vështirë vijimin e mbledhjes. Këto dhe të tjera, në rubrikën gazmore, në emisionin “Kjo Javë”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb