Rubrika gazmore sjell momente pikante përgjatë javës të personaliteteve të ndryshme në politikë dhe jo vetëm. Nis me prapaskenat e ditës së zgjedhjeve në “30 Qershor”, ku kreu i Bashkisë së Tiranës shhprehet entuziast dhe i është falenderues motit me diell në ditën kur njerëzit votuan, shoqëruar nga bashkëshortja e tij.



Shumë është komentuar edhe  veshja e kryeministrit Rama, dhe njerëzit më shumë u përqëndruan tek look-u i tij sesa tek bashkëbisedimi me gazetarët.


Kamera e News24 ka qenë edhe brenda ambienteve të Kuvendit teksa ka pikasur momente të shkujdesura të deputetëve te vjetër por edhe të rinj siç janë ata opozitare. Nuk mungon Facebook dhe rrjetet e tjera sociale në përdorim.

Përgjatë javës media dhe publiku priste edhe zhvillimin e seancës tek Krimet e Rënda për Saimir Tahirin, seancë që u shty, dhe pasi ish-ministri foli me gazetarët heq menjëherë xhaketën për shkak të vapës, ose ndoshta edhe për pasojë të emocioneve të krijuara.

(BalkanWeb)