Edhe këtë këtë herë rubrika gazmore e emisionit “Kjo Jave” sjell momente picante dhe zbavitëse të politikanëve dhë personaliteteve të ndryshme. Temperatura shumë të larta kanë shoqëruar këto ditë dhe puna më e vështirë në terren padyshim që mbetet për gazetarët.

Këtë e ka vënë re edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha I cili kujdeset për ta dhe kërkon të mos qëndrojnë jashtë në diell por në hollin e selisë blu. Ndërkohë takimet e kryeministrit Rama e sidomos ato në njësi të ndryshme administrative në Tiranë, kanë patur si “kryefjalë” filxhanin dhe leximin e tij mes batutave të z. Rama drejtuar kryetares se Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kryemadhit. Këto dhe situate të tjera sjellë përmes montazhit të Riolind Luzit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb