Shpjegimi i dashurisë me anë te kurbave të kerkesës edhe ofertës, edhe një mësim për turizmin! Një djalë që studionte ekonomi po përpiqej të shpjegonte problemet që po haste me të dashurën e tij duke përdorur modelet ekonomike. Për këtë i shkruan profesorit të tij:

I dashur profesor, ju na thoni shpesh gjatë leksioneve tuaja që me anë të modeleve ekonomike mund të shpjegohen shumë fenomene. Unë kam një lidhje tash gjashtë muaj. Në fillim, gjithçka ishte perfekte, por më pas kërkesa e saj për të kaluar kohë mua dukej se po zvogëlohej. I shqetësuar fillova t’i kushtoja shumë më tepër vëmendje, duke rritur kështu ofertën time ndaj saj. Por ndjeva se vlera ime “çmimi” dhe dobia marxhinale ranë.

Për të rritur ofertën time i kërkova të fillonim të bashkëjetonim, por vërej se tani ajo është edhe më e hutuar. Mos duhet të bëj të kundërtën të reduktoj ndjeshëm ofertën time ndaj saj që “vlera apo çmimi im” të rritet?

Profesori pasi e lexoi problemin e djalit, iu përgjigj:

Kurbat e kërkesës edhe ofertës tradicionale vështirë se mund të shjegojnë problemin tuaj pasi vërej se ju mund të jeni duke operuar në një mjedis ku ka asimetri informacioni. Për ndryshimin e sjelljes së saj, ju fajësoni nevojën apo kërkesën tuaj të dëshpëruar për të, por ajo uli kërkesën përpara se ju të rrisni ofertën. Ç’ka tregon se kërkesa e saj për ty është e pandjeshme nga oferta juaj. Informacioni që juve ju mungon është ekzistenca e një oferte tjetër zëvendësuese (një djali tjetër) që përmbush kërkesat e saj.

Ekzistenca e një oferte 100% zëvendësuese e bën kërkesën e saj ndaj teje plotësisht elastike (grafiku i parë).

Tabela Irena Beqiraj
Tabela Irena Beqiraj

Në këto kushte ulja e ofertës tuaj nuk e përmireson marëdhënien pasi nuk e rrit çmimin apo vlerën tuaj (grafiku 2).

Grafiku Irena Beqiraj1
Grafiku Irena Beqiraj1

Ç’ka do të thotë që nëse e vazhdoni këtë madhënie në thelb keni pranuar se tani e tutje do të lani enët për të.

E pra, me anë të modeleve ekonomike mund të shpjegojmë ecurinë e dashurisë në kushtet e ekzistencës se ofertave zëvendësuese. Çudi si nuk i përdorim për të shpjeguar produktin tonë turistik ofertën, kërkesën edhe përcaktimin e çmimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: