TIRANE

Me plot zhvillime të këndshme ka qenë edhe rubrika zbavitëse për këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë” në News24. Në fokus kanë qenë sigurisht politikanët në aktivitete të shumta të zhvilluara në kryeqytet por jo vetëm. Dihet që mjaft prej figurave të politikës nuk e kanë shumë qejf, pjesën e prononcimit në media, e sidomos kur ju zgjatet mikrofoni nga gazetarët. Një prej tyre është edhe ish-ministri Gjiknuri, i cili vihet në siklet teksa pret sa të gjitha kamerat të bëhen gati për të marrë deklaratën e tij.


Lëvizje “të shkujdesura” teksa flet në telefon shihen nga ministri Klosi në Konferencën Rajonale të Klimës e cila nuk u realizua për shkak të incidentit të ndodhur me delegacionin serb. Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja e shpërqendrimit të tij.


Klsoi Upsii
Klsoi Upsii

Një tjetër moment është ai me Kryetarin e Partisë Demokratike zotin Basha, rrugës për në Kukës e teksa kërkon realizimin e live-it në profilin e Facebook-ut padashur realizon një video-selfie në pak sekonda. Mesa duket rrjetet sociale vijojnë të konsiderohen si pasioni i preferuar i Kryeministrit që në këtë pjesë nuk gabon.


E duke qëndruar tek ky i fundit, në një prej bashkëbisedimeve me qytetarët, dikush prej tyre i shprehet se dukej i egër nga larg, por nga afër kryeministri ishte i butë. Rama duke pëlqyer komplimentin e bashkëbiseduesit, i saktësoi se nuk është aq i butë sa dukej.

Në qendrën e vëmendjes së protestës përpara Parlamentit këtë të mërkurë ishte Flamur Noka, i cili për pak orë ka marrë “drejtimin” e protestuesve duke i udhëhequr me një krenari që nuk i fshihej. Të qeshura tek gazetarët ka shkaktuar ish-ministri Fatmir Xhafaj i cili u ka sugjeruar që përpara se të bëjnë pyetjet për lajm, ta pyesin njëherë sesi duket me shëndet. E pasi merr komplimentin, Xhafaj shton se kishte vërtet nevojë për të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb