Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ndodhet në Gjermani në kuadër të një vizite zyrtare.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Ruçi e Balla do të zhvillojnë takime në Bundestag si edhe do te priten nga zyrtarë të lartë të qeverisë gjermane.

Burime pranë Kuvendit bëjnë të ditur sot  Ruçi dhe Balla do të priten në takim zyrtar nga Presidenti i Bundestagut Gjerman Wolfgang Schäuble. Gjatë vizitës zyrtare, delegacioni shqiptar, do të pritet gjithashtu në një takim nga Ministri për Europën në qeverinë Michael Roth.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb