TIRANE

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi po zhvillon një takim me drejtuesit e 21 institucioneve të pavarura, të cilat raportojnë në Kuvendin e Shqipërisë.  Në fjalën e tij, Ruçi u ndal gjerë e gjatë në raportimet e bëra nga këto institucione në Kuvend, raportime sipas të cilit, në të shumtën e rasteve nuk janë korrekte.

Ruçi tha se të paktën 13 institucione nuk kanë raportuar ende pranë institucionit ligjvënës.

“Institucionet  e pavarura nuk mund të pengojnë rrezen e kontrollit parlamentar. Duhet të bëhen më diplomatike në punën e tyre që bëhen pjesë e rezolutave.

Në Kuvend nuk është përcjellë asnjë informacion. Në raportimin e fakteve ligjore janë për ta raportuar edhe 13 institucione. Disa prej jush kërkojnë edhe shlyerje afati. Në zbatim të nenit 103 të rregullore së Kuvendit, Kuvendi ka miratuar mjaft rezoluta për institucionet e pavaruara.

Raportimet duhet të jenë sa më korrekte dhe në fund në dhënien llogari ndaj qytetarëve. Disa institucione nuk janë të qarta në raportim. Institucionet duhet të tregohen më të ndjeshme në rekomandime. Dua të tërheq vëmendjen, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë  për Marrëdhënien për Parlamentin që duhet të shqyrtojë më shumë . Shërbimi i Monitorit duhet të trajtojë më imtësi çështjet me ndjeshmëri.”- tha Ruçi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: