Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është pritur me entuziazëm në Molise nga qindra arbëreshë të qytetit. Kryeparlamentari është nderuar me titullin “Qytetar nderi” i Portocannone, ndërsa e ka vlerësuar këtë tillull si një detyrim të madh.

“Titulli qytetar nderi është një vlerësim, inspirim dhe detyrim i madh për mua”, deklaroi Ruçi para arbëreshëve.

Kreu i Kuvendit ndodhej në Portocannone për të përuruar bashkë me krerët lokalë bustin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
“Nuk ua solla unë Skënderbeun, heroi na mblodhi ne. Skënderbeu kohezion kombëtar, përball sfidave kombëtare. Thënia e Skënderbeut ‘Lufta ime është lufta juaj’ është vlerë aktuale në Evrope”,
deklaroi kreu i Kuvendit, i cili është takuar gjatë vizitës së tij me Presidentin e Rajonit Molise, të Italisë z.Donato Toma.

Gjatë takimit, Ruçi kërkoi rinisjen e bashkëpunimit dypalësh. Ndërkohë nga ana e tij Presidenti Toma tha se është i impresionuar nga përvoja dhe personaliteti i kreut të Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb