Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Zëvëndëspresidenten e Senatit të Republikës së Çekisë, Miluše Horská dhe delegacionin që e shoqëron, të cilët ndodhen në Tiranë për një vizitë zyrtare të Komisionit të Shëndetësisë dhe Politikave Sociale të Senatit.


Kryeparlamentari Ruçi deklaroi se Shqipëria dhe Republika Çeke kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike, mbështetur në miqësinë e hershme midis popujve tanë dhe se Bashkëpunimi dypalësh ka ardhur duke u intensifikuar, çka është dëshmuar edhe nga shtimi i kontakteve të niveleve të larta.


“Shqipëria i është mirënjohëse Republikës Çeke dhe katër vendeve të grupit te Vishegradit për mbështetjen e fuqishme për hapjen e negociatave. Pavarësisht vendimit të Këshillit Europian të 17-18 tetorit, reformat tona do të vazhdojnë dhe mbështetja gjithashtu”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, Granmoz Ruçi.


Zëvëndëspresidentja e Senatit të Republikës së Çekisë, Miluše Horská, falenderoi Kryetarin e Kuvendit për vlerësimin për marrëdhëniet e bashkëpunimin me Çekinë dhe bëri me dije se “Republika Çeke do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fuqishme dhe lobuese për integrimin europian të Shqipërisë dhe do të vazhdojë e zgjerojë bashkëpunimin dypalësh në fushën politike, ekonmike, kulturore etj”.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Zëvëndëspresidenteja e Senatit, Miluše Horská, biseduan edhe për disa aspekte konkrete të bashkëpunimit dypalësh, si shkëmbimet ekonomike e tregëtare , të cilat duhet të ndjekin bashkëpunimin politik, turizmi, shkëmbimet universitare dhe të studentëve etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb