TIRANE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi uron të gjithë femrat me rastin e 8 marsit.  Në urimin e tij, Ruçi shprehet se fuqizimi i femrave sjell mirëqenie dhe zhvillim. Ndër të tjera, kreu i Kuvendit thekson se arsimi është mënyra më e mirë për fuqizimin e femrave.

“Përulem para grave e vajzave shqiptare. Mirënjohje për gratë e vajzat në Diasporë.

Fuqizimi i grave sjell zhvillim, mirëqenie, demokratizim. Barazia gjinore, kuitesenca e barazisë sociale. Arsim e punësim për fuqizimin e grave.”-shprehet Ruçi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb