TIRANË

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve. Me një urim të shkurtër, Ruçi shprehet se festa e Pashkëve duhet të shërbejë si reflektim për t’u bashkuar me njëri-tjetrin dhe me Europën.

Në mesazhin e Ruçit drejtuar besimtarëve thuhet se Pashkët e sivjetme vijnë pas bekimit të Papa Françeskut në 19 nëntor.

“Pashkët e sivjetme, pas bekimit të Papa Françeskut të 19 nëntorit. Shqipëria në zanafillën e Krishtërimit dhe qytetërimit europian. Pashkët, meditim për secilin të bëjë sakrificën e tij. Pashkët, reflektim për t’u  bashkuar me njeri-tjetrin dhe Europën”-shprehet Ruçi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb