Është njohur si aktorja e “Al Pazar”, për rolet e saj të spikatura, nisur që nga Jozefina Topalli, Aja, e shumë të tjerë. Por, prej më shumë se një sezoni Rudina Dembacaj i ka munguar ekranit. Pavarësisht kësaj, aktorja ka ndryshime të mëdha në jetën e saj private. Pas përfundimit të lidhjes 2-vjeçare, ajo ka nisur një tjetër marrëdhënie të konsoliduar. Aktorja ka zbuluar se është fejuar prej pak muajsh me një djalë që quhet Aleks dhe çifti tashmë bashkëjeton. E siç shprehet ajo, këtë herë ka gjetur dashurinë e vërtetë, në krahët e djaloshit që e bën të ndjehet ndryshe, një femër e plotësuar në të gjitha aspektet.

Si je njohur me Aleksin?
Rastësi ka qenë njohja me Aleksin! Asnjëri prej ne të dyve nuk e ka menduar që mund të ishim bashkë. Një lojë që nuk e mendoja se do ishte një marrëdhënie e plotë dhe që do zgjaste. Aleksi është inxhinier mekanik, isha kliente dhe bëja shërbimet e makinës time. Ndodhi në një kohë që nuk e mendoja. Fejesa u bë tradicionale, me familjet.

Prej ditësh diskutohet se jeni në prag martese. Është e vërtetë? Keni diskutuar në lidhje me këtë?
Po është e vërtetë! Po e planifikojmë dhe mezi po presim.

Prej sa kohësh bashkëjetoni dhe çfarë të bindi më shumë tek ai?
Nuk mendova asnjë çast se çfarë më bindi. Ishte dashuri, dashuria nuk bën llogari. Jam ndjerë me krahë në çdo moment, çdo sekondë pranë tij, kimia mes nesh është shumë e fortë. Tani që lidhja është serioze dhe pyetja juaj po më bën të mendohem. Them se jemi shumë të përshtatshëm për njëri-tjetrin, për të krijuar jetë të lumtur dhe me vlera.

Mendon se ai është i duhuri?
Jam shumë e bindur.

A është e vërtetë që është i pasur dhe bëni jetë luksoze?
Bëjmë një jetë të mirë, sapo kemi filluar të jetojmë në shtëpinë tonë të re. Udhëtojmë shumë, çdo muaj kemi një biletë të prerë për diku. Nuk ka dëshira që nuk i realizojmë. Nuk e di a quhet kjo jetë luksoze.

Në aspektin profesional, cilat janë planet e tua?
Do kthehem së shpejti në ekran, më fort dhe më e motivuar se kurrë!

Na trego diçka më shumë për projektin e ri, formatin dhe televizionin…
Do flas në një moment të dytë për këtë, pasi tani është ende herët.

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: