TIRANE

Prej disa kohësh përflitet se moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin,. Rudina u martua me Aleksin në qershor të vitit 2016 por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi aktorja nuk kishte publikuar asnjë foto më, me bashkëshortin e saj.


Fotoja e fundit me Aleksin është e vjeshtës së kaluar, ndërkohë që në raport me aktivitetin e saj social dhe publikimet e mëparshme kjo gjë ngjalli dyshime. Madje ajo as nuk e ka përmendur nëpër intervista, siç bënte më parë, ku nuk linte moment pa deklaruar se sa e dashuruar ishte me të. Aktorja dhe moderatorja nuk ka folur kurrë publikisht për këto thashetheme, por ka refuzuar të flasë. Pikërisht këtë ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel.


Teksa ishin duke folur se me kë bëjnë krushqi lezhjanët, Rudina është pyetur nga Jonida se nga është bashkëshorti i saj. Aktorja duke qeshur ka thënë “unë më mirë mos flas për këtë, unë jam artiste dhe i dua të gjithë”, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për ndarjen që po përflitet prej kohësh.


Ndër të tjera ajo ka thënë se “sa të jetë më i mirë e dua sa s’është më se dua”, duke ju referuar partnerit në përgjithësi, e cila ngre më tej pikëpyetjet në lidhje me këtë situatë dhe nëse kjo fjali ka qenë me nënkuptim për Aleksin. Gjithsesi këto ngelin në kuadrin e thashethemeve pasi asgjë nuk është konfirmuar apo mohuar nga çifti.

Kujtojmë që Gazeta Shqiptare kontaktoi me aktoren, e cila nuk mohoi lajmin, por tha se do të fliste në një moment tjetër për të gjithë historinë. Rudina dhe Aleksi ishin ndër çiftet më simpatike në rrjetet sociale, duke na prezantuar copëza të së përditshmes tyre.
(BalkanWeb)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: