TIRANË

Deputetja Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa nuk kurseu as dy  drejtuesit e partive opozitare si Bashën dhe Kryemadhin.

Ajo theksoi se Rama sot është shndërruar në një “perandor” falë ndihmës së Bashës dhe Kryemadhit, të cilat sipas saj, vendosën me urdhrin e tyre të nxirrnin deputetët jashtë Kuvendit.

“Kush është fajtor për këtë situatë? Marrëveshja mes Ramës e Bashës. Kush e bëri Ramën perandor.  Basha dhe Kryemadhi kërkuan që deputetët e tyre të dilnin nga Kuvendi. Ata e bënë Ramën Perandor. Opozita duhet të qëndrojë në Kuvend, kjo është e drejta jonë. Ne duhet të  mbështesim reformën në drejtësi, e cila po zvarritet nga PS dhe po atakohet nga partitë që janë jashtë Kuvendit. Ky parlament dhe kjo opozitë do të vijojnë reformën zgjedhore. Çfarë ka ndodhur deri tani. Me lejoni të bëj një bilanc. Kuvendi i Shqipërisë ishte produktiv, sepse mbrojti reformën në drejtësi. Shqiptarët me padurim duan ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, por edhe SPAK dhe BKH.

Do duhet t’u japim shqiptareve atë që kanë kërkuar: zgjedhje të lira dhe të ndershme. Reforma zgjedhore do t’i japë fund këtij sistemi, që ka mbytur demokracinë brenda partisë. Ne jemi pro ndryshimeve. Diaspora e meriton të këtë përfaqësimin e tyre në Kuvend. Unë kam bindjen e plotë se Edi Rama është i mbrojtur nga Basha dhe Kryemadhi. Në këtë pikë që jemi sot dhe kushdo tjetër që do ringritjen e të djathtës shqiptare, të shkojë fshat më fshat, qytet më qytet dhe ne nuk do  të lodhemi për të vendosur demokraci në vend”-tha ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: