Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar krizën e thellë politike, në të cilën ndodhet vendi prej disa muajsh. Hajdari ka shpërndarë në “Facebook” deklaratën e Kongresmenit Eliot Engel për situatën politike në Shqipëri.

Sipas Hajdarit, Engel iu ka bërë thirrje të gjitha palëve politike të shmangin aktet e dhunës dhe të angazhohen në drejtim të dialogut në përputhje me sundimin e ligjit.

Kryetarja e grupit parlamentar të opozitës së re në Kuvend thekson se politika duhet t’u japë shqiptarëve një proces elektoral të denjë për një vend anëtar në NATO.

“Sot, Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan, Eliot L.Engel, dha një deklaratë për situatën politike në Shqipëri. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve politike të shmangin aktet e dhunës dhe të angazhohen në drejtim të dialogut në përputhje me SUNDIMIN E LIGJIT dhe t’u japin shqiptarëve një proces elektoral të denjë për një vend anëtar në #NATO”, shkruan Hajdari.

Hajdarii
Hajdarii

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb