TIRANE

Me ngritjen e komisionit hetimor parlamentar javën e ardhshme për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, nuk ka qenë dakord deputetja e opozitës në parlament Rudina Hajdari. Sipas saj Kuvendi duhet të presë deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetutese.


“Propozova shtyrjen e ngritjes së Komisionit Hetimor parlamentar. Duke qenë se nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese nuk është koha e duhur, por sigurisht nuk mund ta ndaloj dot, pasi është nismë e 55 deputetëve të PS-së. Ngritja e komisionit do sillte pështjelim të situatës, e cila do vi në kosto të maxhorancës. Nuk kemi pse nxitohemi nëse ka shkelur Kushtetutën kjo mund të gjykohet në një moment më normal. Sa i përket seancës kemi kërkuar të tërhiqemi nga diskutimi, është bërë tashmë e patëm një seancë me një rezolutë. Nuk është në favor të akusjt përshtjellimi i situatës.

Duket më shumë si një konflikt personal, dhe kërkojmë që ky komision të shtyhet dhe te ngrihet në një moment kur të kemi një situatë më normale kur të ngrihet Gjykata Kushutetuese” u shpreh Rudina Hajdari.

Kushtetuta përcakton se për të rrëzuar Presidentin e Republikës, duhet që në Kuvend të votojnë të paktën 94 deputetë. Ndërkohë që vendimi final i takon Gjykatës Kushtetutese, e cila aktualisht në Shqipëri është jashtë funksionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb