Pas reagimeve kundër veprimit të bërë një ditë më parë në Kuvend, Rudina Hajdari ka një përgjigje për demokratët.

Ajo kërkoi dje 1 minutë heshtje për të nderuar viktimat e Masakrës së 2 Prillit në Shkodër, kërkesë kjo që u pranua nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, e bëri që të majtë e të djthatë të ngrihen në këmbë. Menjëherë pas kësaj reagoi ashpër demokratja Izmira Ulqinaku, e cila thotë se Rudina ftoi të nderojnë 2 Prillin, vrasësit e dëshmorëve.

Por sot përmes një statusi në Facebook deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari thotë se kërkesa e saj nuk është fyerje por akt dinjitoz. Ajo iu kujton demokratëve se ata bëjnë politikë prej 28 vitesh me Gramoz Ruçin.

STATUSI I PLOTË
Të kërkosh nderim zyrtar me heshtje në Kuvend për Martirët e Demokracisë nuk është fyerje por akt dinjitoz për ata që besojnë në vlerat demokratike.
Ata që bëjnë sikur e duan shumë të djathtën duhet të kenë parasysh se me Gramoz Ruçin dhe partinë e tij kanë 28 vjet që bëjnë politikë.
Mos të harrojnë historinë se Z. Islami që ishte Kryetar i Kuvendit Komunist e kanë bërë pjesë të grupit parlamentar ndërsa me LEfter Xhuvelin kanë mbajtur koalicion.
Drejtësi duhet të bëhet për Martirët e Demokracisë ashtu siç edhe për dhjetra raste të rënda në Shqipëri të cilat kanë mbetur si gjurma në akull si shkak i politikës 28 vjeçare..!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb