Deputetja Rudina Hajdari ka uruar Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hajdari shkruan në “Facebook” se SHBA janë aleatët më të çmuar dhe të besuar të Shqipërisë në çdo kohë.

Sipas saj, shqiptarët janë falenderues për mbështetjen e madhe të deritanishme nga ShBA- në realizimin e qëllimeve strategjike të kombit Shqiptar, ashtu sikurse Shqiptarët janë besimplotë se mbështetja bujare e Amerikës do të jetë gjithmonë e pranishme”.

“Sot në këtë ditëlindje të 234-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiroj të shpreh urimet e mija më të përzemrta për “kombin e lirisë dhe të demokracisë”! Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatët më të çmuar dhe më të besuar të Shqipërisë në çdo kohë. Partneriteti ynë strategjik me ShBA-në duhet të jetë çdo ditë e më i fortë për mbrojtjen e paqes, lirisë, demokracisë dhe zhvillimit, në Shqipëri dhe rajon.

Shqiptarët janë falenderues për mbështetjen e madhe të deritanishme nga ShBA- në realizimin e qëllimeve strategjike të kombit Shqiptar, ashtu sikurse Shqiptarët janë besimplotë se mbështetja bujare e Amerikës do të jetë gjithmonë e pranishme. Urimet më të përzemerta popullit dhe shtetit Amerikan për ditën e pavarësisë së ShBA!”, shkruan Hajdari.

Hajdariii
Hajdariii

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: