TIRANE- Gjithçka nisi pas një shkrimi në ‘Facebook’, e më pas debati ‘shpërtheu’ në rrjetet sociale. Përplasjeve mes Agron Tufës dhe Dritan Hilës pas një shkrimi të shkrimtarit ditën e sotme, i është bashkuar dhe Rudina Xhunga.

Tufa e cilësoi Hilën ‘lyth sekrecionesh enveriste’ dhe se nuk e kishte idenë se çfarë ishte Letërsia. Pas këtyre fjalëve reagoi bashkëshortja e Hilës, Rudina, duke shtuar se në një vend normal shkrimtari duhej burgosur. Ajo nuk i kurseu irontë kundrejt Tufës.
Rudina status
“Cfarë gjuhe, cfarë dhune! Të çohesh në mëngjes dhe te lexosh se një shkrimtar të kërcënon se do i prese gjuhën bashkëshortit tënd, ngaqë i ka sharë “Tenxheren”, librin e tij. Ku jetojmë? Këta të vrasin për një tenxhere. Në çdo vend normal, ky do shkonte në burg për kërcenim me vdekje. Po ky nuk është vend normal. Një vend që prish bunkere e bën çadra, duke ngecur në mes të asgjëse”, shkruan Xhunga n% mesazhin e saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb