Nga: KOÇO POLENA* Ditët e fundit, ne shtypin shqiptar, po shkruhet, debatohet dhe analizohet gjerësisht, lufta dhe formimi i shtetit te Kosovës,sidomos veprimtaria e drejtuesve te shteteve të asaj kohe, pjesëmarrës ne këtë konflikt. Pavarësia e Kosovës,ishte finalizimi i qëndresës heroike te kombit shqiptar,ndaj asimilimit disa shekullor sllav në rajon. Asimilim që prej kohësh ishte frenuar ne kufijtë kosovarë fal edhe meritës se popullit heroik kosovar dhe më gjerë, si dhe shqipëtarëve në shtetin amë. Fundi i viteve 90,situata e krijuar ishte e favorshme,për ne. Interesat tona kombëtare për fat,u përputhën me interesat strategjike te shteteve më te fuqishme te botës,të cilat me zgjuarsi e vendosmëri, luajtën rolin kryesor në fitoren e kësaj lufte të drejtë,rol pa të cilin nuk realizohej dot kjo ëndërr e vjetër e gjithë shqiptarëve, të cilët ja u dinë për nder. Klima e bekuar mesdhetare,përveç ndikimit pozitiv ne jetën e shqiptarëve,siç duket ka edhe disa anë negative,që kane ndikuar, në formimin dhe ekzistencës tone si popull.Kështu justifikoj dhe kam dëshirë të shpjegoj kujtesën e dobët për shumë ngjarje kryesore në vite.
Gjatë luftës së dytë botërore,Franca u pushtua nga nazistët. Përveç të tjerave ajo u qeveris nga Qeveria e Vishisë me presidentin Marshallin Peten dhe Kryeministër Lavalin nën juridiksionin e Hitlerit. Përveç të tjerave,në netët e 16 dhe 17 korrikut 1942,policia e Vishisë,arrestoi 13152 hebrej,burra,gra e fëmijë,të cilët,u dërguan për tu eksterimuar në Aushvic. Ky krim u krye kryesisht nga policia franceze. Dihet tashmë bashkëpunimi i qeverisë së Vishisë dhe i të ashtuquajturit Shteti Francez me nazistët , gjatë Luftës së Dytë. Dihen edhe shumë fakte të tjera,nga të cilat veçojmë figurën e Petenit, udhëheqës ushtarak legjendar gjatë Luftës së I Botërore, në mbrojtjen heroike të Verdenit. Figurë me merita të veçanta,për të cilat u bë edhe Marshall i Francës. Mirëpo, pavarësisht nga justifiket e qëllimeve të tij,që çuan në bashkëpunim me nazistët, Peteni ishte padyshim një person ultra konservator,për të thënë më të paktën. Por nuk ishte tamam ai problemi. Problemi ishte ai i bashkëpunëtorve të tij dhe gjermanëve,në qeverisje. Fashistët francez e atyre jofashistë, që përveç “meritave” të bashkëpunimit nuk kishin asnjë meritë tjetër,pra kishin vetëm namin e “tradhëtisë së pastër”. Nuk ishin të rastit fjalët e De Golit nga Londra që i drejtohej: Marshalli im, Marshalli im me trishtim më shumë se me urrejtje, për t’i treguar rrugën krejt të gabuar qe kishte zgjedhur për të mbrojtur Francën. De Goli i cili i ktheu dënimin me vdekje që gjyqi dënoi Petenin, ne burgim te përjetshëm. Por De Goli dhe drejtësia franceze nuk kurseu ndëshkimet shëmbullore për gjithë piramidën e bashkëpuntorëve të nazistëve ne qevrinë e Petenit. Me qindra prej tyre moren dënime shumë të rënda,ku Lavali,Dea,Morati etj. me varje e me pushkatim. Ligji,më pas këta elementë i mbajti larg pushtetit politik si nje turp dhe zgjebe që mund ti bënin vetëm keq Francës Demokratike.
Si shqiptar mendoj dhe krahasoj,mbase jam dhe i gabuar. A ngjan regjimi i Miloshevicit me Hitlerin, sidomos ne vitet 90,sa krime e vrasje masive përfshi dhe genocid realizoi në këto vite në qendër të Evropës?Po vrasjet e dëbimet biblike te kosovarëve,mos ngjasin me veprimet e vitit 1942 të nazistëve ne Francë. Kështu edhe krimet e tjera atëherë. Po qëndrimi i Rugovës dhe bashkëpuntorëve të tij, mos ngjason me ato të Petenit ndaj nazistëve?Edhe një herë për vëllezrit kosovarë të ndershëm e patriotë,qofsha i gabuar edhe për prejardhjen e drejtuesve politkë të sotëm.

Drejtuesit politikë e popullorë ne Kosove dhe Shqipëri për 25 vjetët e fundit mund ti vlerësojmë duke i ndarë në dy kategori. Në Kosove mund te fillojmë edhe më herët rreth viteve 80,kur filloi te organizohej rezistenca e vërtetë nda pushtimit serb, rezitencë që kishte në bazë qëndresën disa shekullore te shqiptarve ndaj sllavëve e sidomos serbëve. Do të mbeten emblematike figurat e Kadri Zekës, Isuf Gërvallës,Adem Demacit dhe shumë të rinjve Kosovarë qe dhanë jetën dhe vujtën burgjet fashiste për ideal.Në ato vite,fotografitë e tyre mbaheshin si të shenjta në shumë zyra te administratës shqiptare te asaj kohe që i lidhte puna me vëllezerit e tyre. Ashtu si më von legjendari Adem Jashari, Hashim Thaci,Ramush Haredinaj,Xhavit Haliti,Ali Ahmeti e shume te tjerë, te cilët me patriotizëm dhe devotshmëri u vunë ne krye te shqiptarvë të Kosovës,e që pa të cilët,aleatët tanë do ta kishin vështirë për te shporrur Miloshevicin nga trojet tona. Aktualisht disa prej tyre janë transformuar ne politikanë shqiptarë të shkathët. Përsa i përket Ibrahim Rugovës,Bujar Bukoshit,Isa Mustafës dhe bashkëpunëtoreve te tyre, në Shqipëri ka mangësi në favor të njohjes dokumentare të bëmave te tyre ne favor të luftës clirimtare në Kosovë. Edhe politikanët shqiptarë,që kane drejtuar shtetin amë, këto vite qe kandidojnë me levizjen për pavarësi në Kosove,pa frikë mund ti ndajmë në dy kategori. Kategoria e parë ose të vetëquajturit te djathë dhe e dyta ose socialistët.Perfaqësiesit dhe emrat kryesorë e më aktivë që kanë ndikuar e kushtëzuar në lëvizjen kosovare nga te djathtët janë Sali Berisha,Aleksandeër Meksi,Tritan Shehu,Safet Zhulali,Bashkim Kopliku, BahkimGazidede,Genci Pollo etj.Këta persona dhe strukturat që ata drejtonin në atë kohë,jo vetëm nuk kanë ndihmuar dhe mbështetur levizjen për panvarësinë e Kosovës,por përkundrazi me djallëzi,aktivisht e kanë sabotuar atë duke ju kundërvëne konkretisht e hapur.Mjafton të kujtojmë,furnizimin me naftë të ushtrisë sërbe.Në krye të kësaj pune Berisha,Meksi e Shehu.Bllekauti për të ndihmuar e organizuar ne territorin shqiptar, sa që levizja për clirim vlerësohej si terroriste.Kjo deri aty sa që drejtuesit e saj arrestoheshin me të vënë këmbë në teritorin e Republikës.Takimet e vërtetuara me Miloshevicin dhe Arkanin.Deri te arrestimet, vrasjet dhe zhdukjen e drejtuesve kosovarë në territorin Shqipëtar,gjitjmone në kordinim me Rugovën dhe Bukoshin,e shprehur edhe ne qëndrimin antikombëtar ndaj Rambujesë.Miqtë e mi, me humorin e hollë,në Korcë,kur dëgjonin përgjerimet e Berishës për Kosovën pas 97,i drjtoheshin atij thënin e korcarëve për Osman Gazepit ne vitet 30* Korcën kërkove Korcën të dhamë mos ne dh…Korcën si dh… Beratnë.*Për këto veprime dhe ato të kësaj natyre ne Shqipëri duhet të kishin dhënë llogari para ligjës. Po të kujtojmë Francën në vitet 45 46.
Kategoria e dytë e politikanëve që lidhen me këtë kohe e Kosovën janë socialistët. Përfaqësuesit dhe përgjegjësit kryesor si Fatos Nano,Rexhep Meidani,Ilir Meta,Pandeli Majko,Paskal Milo,Fatos Klosi etj.Këta drejtues politik u benë mbështetje morale dhe logjistike per levizjen dhe clirimin e Kosovës.Por ata kishin mundësi shumë më të mëdha për të ndihmuar.Shumë herë u cfaqen te mefshtë dhe burokratë.Detyra kryesore për të mbështetur Kosovën duhet të ishte ndihmesa direkte ne teren e krijimit te grupeve te UCK,furnizimin me arme e veshmbathje nuk ishye ndonjë sakrificë e madhe atë mund ta kryente edhe një strukture transporti e ushtrisë shqiptare. Ajo nuk është detyrë kryesore e shërbimit. Nuk e ndihmuan ne vend strukturat e UCK per ti mbrojtur nga veprimet serbe e organizuar punën zbuluese ekunderzbuluese,marjen ne pyetje te robërve,depërtimin në zonat e armikut etj,ashtu sic ishte parashikuar vite më parë në planet që kishin nëpër kasaforta.Nuk u aktivizuan dhe stervitën celulat e fjetura ne Kosove,celula të përgatitura me kohe ne bazë vetëm patriotike,për Shqipëri e clirim te Kosovës.Këto dhë vëprimë të tjera ishin te mirëideuara nga persona që e njihnin realisht lëvizjen clirimtare e qe ishin te pasqyruara saktë per situata të tilla ne Kosovë.Megjithatë,shumë oficera shqiptarë ushtrie me inisiativen e tyre e patriotizem shkuan vete duke ndihmuar UCK.Po kështu edhe Sokoli,Pirua ,Beni ish oficera te sherbimit shqiptar shkuan vete në ndihme te frontit. Drejtuesit e asaj kohe u justifikuan me parimin e neveritshëm te mosnderhyrjes në punët e brendshme të fqinjve. Ndër kohë shqiptarët po masakroheshin. Në një kohë kur zona ishte bërë arenë lufte për ushtritë dhe shërbimet inteligjente kryesore në botë. Kujtojmë veprimet ekselente në këtë fushë te Hollbrukut dhe Hillit të sherbimeve angleze etj. Njësoj si në koalicionin antifashist,por pa Bashkimin Sovjetik. Në përfundim dua ti kërkoj zotit Majko dhe të tjerëvë si ai që të janë më modestë dhe të moderuar për ndihmën që i kanë dhe në atë kohë vëllezërvë kosovarë.
*Specialist i Sigurisë Kombëtare

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: