RUMANI

Një oficer i Kontaktit të Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore ka humbur jetën sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Oficeri, Ervin Dervina 41 vjeç mësohet se ka humbur jetën së bashku me bashkëshorten e tij, një shtetase rumune.

“Sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune. Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”-njofton policia.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb