Qeveria e pakicës, e përfaqësuar nga liberali Ludovic Orban, fitoi sot besimin e parlamentit, duke i dhënë fund një krize politike që vonoi formimin e Komisionit të ri Europian.

Kabineti i ri u ratifikua ngushtësisht, me shtatë vota më shumë se minimumi prej 233 votash të nevojshme. Kjo qeveri pason atë të socialdemokratëve, shumicë në parlament, e rrëzuar më 10 tetor dhe do të lejojë emërimin e një kandidati rumun për postin e komisionerit europian.

Ky votim është një lajm i mirë për presidenten e re të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ekipi i së cilës ishte i paplotë në mungesë të një komisioneri rumun.

Orban premtoi se do të emërojë një kandidat për pozicionin menjëherë pas inaugurimit të qeverisë së tij, në marrëveshje edhe me presidentin Klaus Iohannis, po ashtu i Partisë Liberale.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb