Hotel, bar, por edhe një Kishë. Jemi në Rumani, në 2034 metra lartësi, pikërisht në majën e Carpazi, ku në 2005 është ndërtuar Ice Hotel, një rezidencë prej akulli e inspiruar nga ato të realizuara në vendet skandinave apo në Canada.
Këtu turistët më të guximshëm mund të kalojnë netë ‘që të drithërojnë’ duke fjetur dhe ngrënë në mes të strukturave prej akulli dhe të prera me teknika të veçanta.
E vetmja zgjidhje për tu ngrohur është të porositësh në bar një shishe raki ose verë të nxehtë. Pranë hotelit ndodhet edhe një kishëzë e vogël ku çdo vit festohen dasma dhe bëhen pagëzime.(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb