Rumania në mbyllje të Presidencën e BE-së ka nderuar Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën për kontributin e dhënë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se Rumania përmbylli me sukses Presidencën e Bashkimit Europian.

“Ishte një Presidencë ku u rikonfirmua politika e dyerve të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kur Komisioni Europian rikonfirmoi përmes një raport-progresi shumë pozitiv faktin se Shqipëria e meriton fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, thekson Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Rumania përmbylli me sukses Presidencën e Bashkimit Europian. Ishte një Presidencë ku u rikonfirmua politika e dyerve të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kur Komisioni Europian rikonfirmoi përmes një raport-progresi shumë pozitiv faktin se Shqipëria e meriton fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Ishte një Presidencë përgjatë së cilës u diskutua për thellimin integrimit brenda BE, por edhe e Zgjedhjeve Europiane që morën vëmendje të lartë nga qytetarët europianë.

E falenderoj Qeverinë Rumune dhe Ambasadën e saj në Tiranë për vlerësimin që më bënë sot, për angazhimin 17 vjeçar në dobi të marrëdhënieve shumë të mira mes parlamenteve, qeverive dhe sigurisht popujve tanë. Por edhe në funksion të suksesit të Presidencës Rumune të BE këtu në Shqipëri.

Multumesc??????

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb