RUSI – Vetëm pak kilometra nga zemra e kryeqytetit rus, në qendrën tregtare “Elektronics on Presne”, flamuri amerikan përdoret si tapet, ku blerësit mund të pastrojnë këpucët e tyre.

Këto pamje janë publikuar në një nga rrjetet më të mëdha sociale ruse, dhe tashmë po bëjnë xhiron e botës në internet.

Sipas drejtuesve të qendrës tregtare, ky veprim u frymëzua nga lidhjet e tendosura midis SHBA-ve dhe Rusisë, me mesazhin se SHBA-të nuk mund të bëjnë çfarëdo që ata dëshirojnë. Megjithatë ka pasur edhe shumë rusë, të cilët e kanë kritikuar rëndë vendosjen e flamurit amerikan në vend të tapetit për fshirjen e këpucëve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb