Rusët janë duke u përballur me të nxehtin më të madh në njëqind vjetët e fundit, pasi temperaturat arritën 35 gradë nëpër disa qytete të enjten. Në Moskë u thye një rekord i vitit 1917.

Në Moskë, ku temperaturat ranë minus 40 gradë dimrin e kaluar, më 3 korrik temperaturat u rritën në 32.7 gradë, duke e thyer një rekord të vitit 1917 për atë ditë për gjysmë grade, tha qendra meteorologjike FOBOS.

Rekordet u thyen nga bregdeti rus në Paqësor dhe nga pjesët e Siberisë dhe ato evropiane të Rusisë, tha FOBOS.

Moti i nxehtë i ka rritur shumë kërkesat për kondicionerë ajri dhe ventilatorë. Në Moskë, qytetarët porositën sasi rekorde të akulloreve e pijeve alkoolike të ftohta. Udhëtarët në metro dhe në shumë trena u shërbyen me ujë.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, u bëri thirrje qytetarëve të zonës metropolitane të Moskës, e cila ka një popullsi prej rreth 20 milionë banorësh, të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin jashtë në kohët e nxehta të ditës.

“Gjatë ditës, temperatura e ajrit do ta tejkalojë normën klimatike dhe do të rritet përsëri në 30 gradë”, tha Sobaynin.

Për të premten, meteorologët në Rusi parashikuan stuhi dhe breshër të mundshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: