RUSI

Familja e saj e priste për Krishlindje por Irina Akhmatova është vrarë brutalisht nga një ish-ushtarak me precedentë penal. Kjo është historia e trishtuar e një 29-vjeçare nga Rusia, nënë e një vajze 8-vjeçare. Ajo kishte publikuar në faqen “BlaBlaCar” njoftimin për të marr disa pasagjerë deri në vendin e lindjes së saj ku do të shkonte për festat e fundvitit.


Por fatkeqësisht kërkesës së saj iu përgjigj, Vitaly Chikirev një ish-ushtarak 39 vjeç. Me anë të disa adresave flasë ai i kishte prenotuar të gjitha vendet e lira. Kështu ata të dy u gjendën vetëm në makinë dhe në ato momente Vitality sulmoi, përdhunoi dhe vrau 29-vjecare. Për të humbur të gjitha gjurmët trupin e saj e fshehu në pyll trupin e Irinës shkruan Corriere.


39-vjecari u arrestua nga policia e cila e ndiqte prej kohësh për shkat të disa krimeve të kryera. Irina nuk ishte viktima e tij e parë, ai kishte përdhunuar dhe vrarë edhe disa vajza të tjera të reja. Pas arrestimit ai pranoi krimin dhe tregoi edhe vendin ku kishte varrosur 29-vjeçaren.
(er.cu/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb