MOSKË- Drejtësia ruse dënoi sot gjashtë persona me burgim nga 5-7 vite sepse ishin përpjekur të rekrutonin në Rusi kandidatë për xhihad për organizatën Shteti Islamik (ISIS) në Siri.


“Të gjykuar nga gjykata e Rostovit mbi Don, dy të akuzuarit kryesorë u dënuan respektivisht me gjashtë dhe shtatë vite burg, ndërkohë që katër bashkëpunëtorët e tyre u dënuan nga 5-6 vite burgim”, sipas agjencisë publike “Ria Novosti”.


Të akuzuarit, shumica studentë që kanë pranuar fajësinë e tyre pjesërisht, dyshoheshin se kishin ngritur që në vjeshtën e 2013 në Stavropol, në Kaukazin rus, një qelizë me qëllim rekrutimin e luftëtarëve për radhët e ISIS-it.


(m.k/BalkanWeb)

Etiketa: