Kremlini mirëpret synimin e kancelarit gjerman Scholz për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, tha sot zëdhënësi Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Megjithatë, shtoi Peskov, Moska nuk ka marrë ende propozime për bisedime të tilla nga Gjermania apo ndonjë vend tjetër perëndimor.

Pak ditë më parë, kancelari gjermane theksoi se është gati të diskutojë me presidentin rus “nëse i kërkohet”.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Jashtme ruse tha sot, në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve RIA, se një pranim i mundshëm i Ukrainës në NATO do ta bënte të pamundur një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit dhe do të çonte në përshkallëzimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb