RUSI

Një 22-vjeçare nga Rusia akuzohet se ka masakruar motrën e saj 17-vjeçare nga xhelozia. Elizaveta Dubrovina ka kaluar 3 vite në trajtim psikiatrik dhe tani do të dalë para gjyqit për të marrë dënimin. Nëse gjendet fajtore, rrezikon 25 vite burg.

Stefania u godit me thikë 189 herë në Shën Pjetërsburg. Elizaveta gjithmonë e ka mohuar vrasjen dhe akuzon për masakrën të dashurin 44-vjeçar të motrës së vogël, e cila u gjet e vdekur në apartamentin e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por, prokurori thotë se burri është dëshmitar dhe nuk ka asnjë dyshim për të. Elizaveta, e cila ishte 19 vjeç kur kreu masakrwn e motrës së saj, akuzohet për “vrasje në rrethana mizore”, pasi përveçse e ka goditur me thikë shumë herë, i ka nxjerrë sytë dhe i ka prerë edhe veshët motrës shkruan Daily Mail.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: