Shtetasi francez Laurent Vinatier është dënuar me 3 vjet burg nga gjykata në Rusi, me arsyetimin se po mblidhte informacione për ushtrinë ruse, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”, gjykata Zamoskvoretsky në Moskë, shpalli fajtor Vinatier, një punonjës i “Qendrës për Dialog Humanitar” të Zvicrës, me arsyetimin se “nuk ishte në përputhje me ligjin e agjentëve të huaj në Rusi dhe kishte mbledhur informacione për ushtrinë ruse”.
Shtetasi francez 48-vjeçar i cili pranoi akuzën ndaj tij, u dënua me 3 vjet burg nga gjykata.
Vinatier, i cili ishte përfshirë në listën e “agjentëve të huaj” të Rusisë, u ndalua në fillim të qershorit me arsyetimin se po mblidhte informacione për aktivitetet e Rusisë në fushën ushtarako-teknike.