Përpjekjet për të luftuar zjarret në Siberi do të vazhdojnë me aksione të inxhinierisë klimatike, pra duke nxitur reshje artificiale me avionë të modifikuar për përhapjen e jodurit të argjendit, njoftoi kompania federale ruse ”Avialesohrana”.

Përpjekjet për të nxitur këto reshje do të bëhen në territorin e Krasnojarskut dhe në rajonin e Irkutskut.

“Sot, një aeroplan zbulues ‘Antonov An-26’ u ngrit nga Irkutsku dhe u nis për në veri të vendit, ku janë raportuar kushte të përshtatshme për shirat artificiale, të cilat mund të ndihmojë në luftimin e zjarreve në zonë’’, theksoi kompania ”Avialesohrana”. Atsh

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb