RUSI-Ministria e jashtme e Rusisë thotë se një aeroplan luftarak francez i është afruar një aeroplani rus, në të cilin ishte kryesuesi i Dhomës së Ulët në Parlamentin e Rusisë, derisa ndersa në hapësirën ajrore franceze.


Kjo ministri tha se e ka ftuar ambasadorin francez në Moskë për të protestuar ndaj këtij incidenti të sotëm.


Ministria ruse tha se kryesueesi i kësaj dhome, Sergei Naryshkin, dhe ligjvënësit e tjerë rusë, udhëtonin për në Gjenevë të Zvicrës, për të marrë pjesë në një mbledhje ndërkombëtare të parlamentarëve.


“Ambasadori është informaur për shqetësimin e thellë të Rusisë lidhur me atë që ka ndodhur”, ka deklaruar Ministria e jashtme e Rusisë.

Për momentin nuk ka pasur komente nga Parisi.

Kohët e fundit ka pasur rritje të incidenteve të këtilla të afrimit, në të cilat është rritur prania e aeroplanëve luftarakë të NATO-s dhe të Rusisë, pasi konflikti në Ukrainë i ka shtuar tensionet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: