RUSIA-Rusia ka vendosur të ndalojë importin e perimeve dhe frutave nga Shqiperia duke filluar nga 8 dhjetori i këtij viti, pasi dyshon se prodhimet shqiptare përdoren si mbulesë për ato të vendeve të BE. Rusia vendosi embargo ndaj prodhimeve evropiane që në muajin gusht, në kundërpërgjigje të sanksioneve të BE ndaj saj.
Lajmin e bëri të ditur drejtuesi i Agjencisë Federale Ruse për mbikëqyrjen bujqësore, Sergei Dankvert. Ai tha se ‘Rusia i ka kërkuar Shqipërisë dhe disa vendeve të tjera, shpjegime për shumëfishimin e eksporteve gjatë vitit 2014, por Shqipëria nuk arriti të ofrojë shërbimin me informacion mbi prodhimin e saj të frutave dhe perimeve, për t’i krahasuar ato me sasinë e shtuar të furnizimeve për Rusinë. Eksportet nga Shqipwria rezultojnë me rritje 4 fish ne krahasim me vitin 2013. Pala ruse thotë se ka identifikuar nje kompani qe flasifikonte certifikata fito-sanitare shqiptare në një shtypshkronje ne Çeki. Më pas malli kalohej tranzit nëpër Bjellorusi dhe hynte në Rusi si prodhim shqiptar. “Faza tjetër është Maqedonia, Bosnja dhe Zvicra. Ne do të mbajmë një takim edhe me to”, tha Dankvert.

Sipas tij, “Shqipëria është përdorur si mbulesë per prodhimet e importit nga Bashkimi Europian, nepermjet Bjellorusise. Vendimi u mor bazuar ne punen e perbashket me palen shqiptare, deklaroi Dankvert.

Në gusht, Rusia ndaloi importet e mishit të viçit, derrit, pules, peshkut, djathit, produkteve te qumështit, frutave dhe perimeve nga Australia, Kanadaja, Norvegjia, SHBA dhe BE për një vit, në shenjë hakmarrje kundër sanksioneve perëndimore.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb