Rusia ka marrë kontrollin e dy fshatrave në rajonin e saj perëndimor të Kurskut, pretendoi një komandant i lartë, teksa forcat ruse po përparojnë kundër mijëra forcave ukrainase, që nisën ofensivën në këtë rajon kufitar rus muajin e kaluar.

Ukraina më 6 gusht nisi sulmin më të madh në Rusi që nga Lufta e Dytë Botërore, duke kryer ofensivë në rajonin perëndimor rus të Kurskut.

Gjeneralmajori Apti Alaudinov, komandant i forcave speciale Akhmat të Çeçenisë, i cili njëherësh është edhe zëvendëskomandant i departamentit ushtarako-politik të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, tha se Rusia ka marrë kontrollin e Nikolajevo-Darinos dhe Darinos.

ëto fshatrat gjenden rreth 15 kilometra nga ish-vijat e frontit, që ishin vendosur nga forcat ukrainase në gusht.

“I gjithë fronti ynë ka lëvizur përpara”, tha Aludinov, i cili shtoi se forcat ruse po ashtu po bëjnë përparime në lindje të Ukrainës.

Rusia, që nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, ka nisur muajin e kaluar një kundërofensivë të madhe kundër forcave ukrainase në territorin që ata morën.

Ukraina po tenton që të kryejë ofensivë përgjatë kufirit rus dhe në vende të tjera, në mënyrë që Moska të zhvendosë trupat e nga lindja e Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Rusia llogaritet se kontrollon rreth 18 për qind të territorit të Ukrainës dhe së fundi po përparon në lindje të Ukrainës, teksa të martën mori kontrollin e një qyteze atje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: