Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, ka thënë të premten se dronët e pajisur me inteligjencë artificiale janë duke luajtur rol kyç në betejën me Ukrainën dhe ka kërkuar trajnime të trupave për mënyrën se si përdoren.

Ministria e Belousovit ka publikuar video të tij, duke vizituar një qendër të teknologjisë të gjeneratës së ardhshme të dronëve dhe duke folur me operatorët e dronëve, raporton Reuters.

Një ushtar i ka treguar Belousovit, një simulim të një droni të pajisur me inteligjencë artificiale që sulmonte një varkë të vogël në një lumë.

“E kap objektivin dhe e sulmon”, i ka thënë ushtaraku, ministrit. “Edhe nëse ka humbje të kontrollit, do ta shtyjë dronin drejt vendndodhjes së shënjestrës”.

Belousovi ka thënë se dy njësi ushtarake të pajisura me dronë të fuqizuar me inteligjencë artificiale, veç se janë dërguar në Ukrainën lindore, si dhe në rajonet Belgorod dhe Kursk të Rusisë, ku trupat po luftojnë me ushtrinë ukrainase për t’i zmbrapsur nga rajoni.

“Burrat po luftojnë dhe po luftojnë me sukses”, ka thënë Belousovi.

Ministria ka thënë se po planifikon të formojë pesë njësi të tjera, për të kryer sulme me dronë të tillë. Belousovi ka thënë se ushtarët duhet të trajnohen në përputhje me rrethanat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: