IZRAEL

Mediat izraelite janë të mbushura me spekulime se Moska po përgatitet të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare të prillit për të ndihmuar kryeministrin izraelit,  Benjamin Netanyahu të qëndrojë në pushtet. Nga ana tjetër Kremlini këshilloi t’i shpërfillë këto raporte.

Spekullimi filloi nga Nadav Argaman, kreu i agjencisë së sigurimit të brendshëm izraelit, Shin Bet, i cili tha të hënën se një fuqi e huaj po përgatitet të ndërhyjë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara në prill.

Paralajmërimi erdhi gjatë një eventi të organizuar nga Friends of Tel Aviv University, por transmetimi u redaktua pjesërisht nga censura ushtarake izraelite.

“Nuk mund të them në këtë pikë për kë apo kundër të cilit” ndërhyrja do të jetë “, por përfshin sulme kibernetike dhe hakime”, citohet të ketë thënë Argaman.

Ai shtoi se ai ishte “100% i sigurt se një shtet i huaj do të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme.

Kremlini iu përgjigj akuzave të mërkurën, duke përsëritur se nuk ndërhyn në zgjedhjet e kombeve të tjera. “Mos lexoni këto media izraelite,”  u shpreh zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, duke parafrazuar një citim të famshëm nga Mikhail Bulgakov, i cili sugjeronte të njëjtën gjë për gazetat sovjetike.

“Rusia nuk ka ndërhyrë kurrë, nuk ndërhyn dhe nuk ka ndërmend të ndërhyjë në zgjedhje në asnjë komb të botës”, shkruhej në reagimin e Rusisë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb