Rosenergoatom, divizioni operativ i termocentralit bërthamor i Korporatës Shtetërore të Energjisë Bërthamore të Rusisë, Rosatom, njoftoi të premten se njësia e katërt në Centralin Bërthamor të Kurskut (NPP) do të shkëputet nga rrjeti për mirëmbajtjen e planifikuar.

Mirëmbajtja do të fillojë më 25 gusht dhe do të përfshijë rreth 2000 ekspertë. Procesi pritet të zgjasë 59 ditë, sipas deklaratës së Rosenergoatom.

Ndërkohë në Kursk kanë vazhduar përleshjet e ashpra dhe zyrtarët rusë të sigurisë raportuan një tentativë për sulm me dron në termocentralin mbrëmë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Mariya Zakharova bëri thirrje për një përgjigje të shpejtë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) në lidhje me atë që ajo e përshkroi si një akt “terrorizmi bërthamor” nga Ukraina.

Presidenti Vladimir Putin pretendoi se Ukraina u përpoq të sulmonte NPP-në e Kursk një natë më parë. Më 17 gusht, Rosatom tregoi se situata rreth NPP-së Kursk ishte përkeqësuar për shkak të sulmeve të Ukrainës.

Përleshjet u intensifikuan në rajonin e Kurskut pas një ofensive të ushtrisë ukrainase që filloi më 6 gusht.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb