Rusia sot në Detin Baltik ka filluar stërvitjen e madhe ushtarake, bëhet e ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes, transemton Anadolu Agency (AA).

Në stërvitjen me emër “Mbrojtja e Oqeanit – 2019”, marrin pjesë 49 anije luftarake, 20 varka, 58 avionë dhe pothuajse 11.000 ushtarë.

Stërvitjet do të zgjasin deri më 9 gusht nën udhëheqjen e komandës së flotës ruse Nikolay Yevmenov.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se në kuadër të stërvitjes do të testohet edhe gatishmëria për t’u mbrojtur interesat kombëtare ruse.

Stërvitja e vitit të kaluar në Mesdhe ishte stërvitja e parë detare e përmasave të mëdha në historinë moderne të Rusisë. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu atëherë deklaroi se stërvitje të ngjashme do të mbahen rregullisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb