MOSKË

Agjencia e lajmeve shtetërore ruse “TASS” njofton se Moska zyrtare ka nisur të prodhojë serinë e parë të sistemit të mbrojtjes ajrore S-350.

Certifikimi qeveritar i sistemit të ri të mbrojtjes ajrore S-350 Vityaz është gati të përfundojë me sukses dhe prodhimi i parë ka filluar të prodhohet, tha këtë të premte zëvendësministri i Mbrojtjes Aleksei Krivorukko.

  • foto galeri

“Nisjet e suksesshme të kryera më 26 mars përfunduan testet e certifikimit qeveritar të sistemit të ri të mbrojtjes ajrore S-350 Vityaz, i cili pritet të zëvendësojë S-300PS”, tha Krivorukko.

Sistemi i mbrojtjes ajrore S-350 Vityaz ka një gamë maksimale prej 60 kilometrash dhe lartësi prej 30 kilometrash. Sistemi është i pajisur me dymbëdhjetë raketa mbrojtëse ajrore.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: