RUSI – Lideri korean Kim Jong-un është ftuar në Moskë më 9 maj për të marrë pjesë në festimet e fitores së Luftës së Dytë Botërore dhe e ka konfirmuar ftesën. Lajmi është dhënë nga Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. Për Kim, ky shënon udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë shtetit.

Kremlini ka ftuar 68 liderë botërorë për të marrë pjesë në festimet në Moskë në 70-Vjetorin e fitores mbi nazi-fashistët, 26 prej tyre e kanë konfirmuar vizitën. Po ashtu, krerët e UNESCO-s dhe të Këshillit të Evropës. Ndërmjet tyre është edhe udhëheqësi i Kinës Xi Jinping, Presidenti i Afrikës së Jugut, Mongolia dhe Vietnami si dhe liderët e Kubës dhe Koresë së Veriut.

Lavrovi tha se “sa për liderët europianë, ata do të ndikohen nga aktet e fundit të SHBA-së dhe forcat agresive brenda përbrenda Unionit.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: