Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i dha fund zbatimit të vizës dhe kërkesës për caktim të detyrës për poseduesit e pasaportës së posaçme dhe të detyrës për shtetasit turq.

Sipas dekretit të nënshkruar nga Putin, janë hequr disa kufizime ndaj disa shtetas turq për të cilët zbatohej regjimi i vizave në nëntor të vitit 2015.

Me dekretin, posedues të pasaportave të posaçme dhe të detyrës, familjeve të tyre dhe punonjësve në përfaqësitë diplomatike të Turqisë në Rusi nuk do t’u kërkohet viza dhe kërkesa për caktim të detyrës.

Dekreti ka hyrë në fuqi që nga data e nënshkrimit ndërsa është nënshkruar në kushte të reciprocitetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb