Rusia i riktheu Ukrainës tri anije të marinës, pothuajse një vit pasi i konfiskoi ato pranë gadishullit ukrainas të Krimesë që Moska e aneksoi në mënyrë të paligjshme në vitin 2014.


Ministria e Jashtme ruse tha të hënën në një deklaratë se anijet u rikthyen pasi “hetuesit i studiuan ato plotësisht” për “kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “prania e tyre e mëtejshme në Rusi është e panevojshme.”


Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës konfirmoi kthimin e dy anijeve të vogla të blinduara dhe një rimorkio në një deklaratë në faqen e saj të internetit.


Më 25 nëntor 2018, anijet e Rojes Bregdetare Ruse hapën zjarr dhe kapën anijet dhe ekuipazhet e tyre, të përbërë nga 24 marinarë, në ngushticën Kerch, ndërsa ato po lundronin nga Deti i Zi për në portin ukrainas Mariupol, në detin Azov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: