Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu ka thënë sot se gjithsej 40 marrëveshje janë nënshkruar për armëpushimin në Siri dhe se bisedimet me grupet tjera ende po vazhdojnë, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve.

“Me ndërmjetësimin e Federatës Ruse, negociatat po vazhdojnë me liderët e 11 grupeve të tjera të armatosura”, e ka cituar agjencia e lajmeve RIA, ministrin rus të Mbrojtjes.

Marrëveshja për armëpushim në Siri nuk përfshin territoret nën kontrollin e grupit ekstremist, Shteti Islamik dhe Fronti al-Nusra, i ndërlidhur me al-Kaidën. Këto dy grupe, së bashku, e kanë nën kontroll gati gjysmën e territorit të Sirisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: