RUSI-Rusia ka kërcënuar se do të sulmojë luftanijet daneze me raketa bërthamore nëse Kopenhageni i bashkohet sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s. Ambasadori rus në Danimarkë, Mikhail Vanin, është shprehur se bashkimi me sistemin raketor është kërcënim për Rusinë. Ministri i Jashtëm danez, Martin Lidegaard, ka thënë se deklaratat e ambasadori rus në Danimarkë janë të papranueshme dhe se Rusia e di mirë se mbrojtja raketore e NATO-s nuk është kundër saj. NATO ka deklaruar se mburoja raketore ka për qëllim mbrojten nga vendet si Irani. Nato ka shtuar se deklaratat e ambasadorit rus në Kopenhagen nuk kontribuojnë për paqe dhe stabilitetit.

 

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: