Në të ardhmen, një flotë transportuese ajrore ruse do të jetë e aftë për të transportuar një sasi prej 400 tankeve, me municion kudo në botë.

Për shkak të shpejtësisë së madhe, kjo do t’ i mundësojë Rusisë të ketë për secilin një përgjigje ushtarake globale, shkruajnë mediat ruse.

Sipas specifikave të projektit të publikuar nga Komisioni ushtarak-industrial në Moskë, aeroplani transportues, do të fluturojë me një shpejtësi prej 2000 kilometra në orë dhe do të mund të mbajë një peshë prej 200 tonësh.

Ky aeroplan do të ndërtohet në vitin 2024.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb