Nuk ka pasur asnjë reagim nga Arabia Saudite pas përpjekjes së presidentit Vladimir Putin për t’i shitur këtij vendi sistemin raketor S-400 të Rusisë, njoftoi të martën Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska nuk kishte marrë ende një kërkesë zyrtare nga të dyja palët për të ndërmjetësuar midis Arabisë Saudite dhe Iranit pas sulmit në objektet e naftës saudite, raporton Reuters.

Sipas tij, Moska nuk ka marrë ndonjë informacion të ri në lidhje me sulmin, i cili do të ndihmonte në arritjen e konkluzioneve përfundimtare në lidhje me incidentin. “Ne nuk favorizojmë asnjë përfundim të parakohshëm dhe akuza se kush është përgjegjës për këtë sulm,” u tha Peskov gazetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb