Një propozim i SHBA për të dërguar më shumë anije të NATO-s në Detin e Zi për të siguruar kalimin e sigurt për anijet e Ukrainës dhe për të penguar Rusinë shihet “negativisht” në Moskë, tha të mërkurën Kremlini, shkruan AFP.

Uashingtoni po punon për një paketë për të rritur mbikëqyrjen dhe për të dërguar më shumë anije të NATO-s në Detin e Zi pas një konfrontimi detar midis Moskës dhe Kievit vitin e kaluar, tha ambasadori i SHBA në NATO. Masa pritet të diskutohet gjatë bisedimeve nga ministrat e jashtëm të NATO-s në Uashington të mërkurën dhe të enjten.

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin Dmitri Peskov tha se Kremlini e shihte një propozim të tillë “negativisht”. Zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko u tha agjencive ruse të lajmeve se plani do të çonte vetëm në “rritjen e rreziqeve ushtarake” në rajon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb